Uncategorized

Shtegu për tek Ti

Shtegu për tek Ti shtrihet
Lehtas nëpër zemrën time,
Ndërsa mendja, as s’e sheh as s’e njeh atë.
Teksa fjalët më shkrihen në heshtje
Ëmbëlsia yte më kaplon nga të katër anët.

Hakim Sanai
Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

NJI ZOG I VOCËRR
nga Robert Frost

Sa kam dashtun që të flut`rojë tutje nj’ai zog i vocërr,
Që ja thoshte kangës tanë ditën e lume pranë dritares sime;

Kam rreh shuplaka me e tutë me e largue,
S’mujsha ma! gati m’lujten mend prej kresë.

Faji paska pas kenë në mue,
Notat s’paskan pas kenë të çakordueme.

Po, njimend paska diçka dallash
Në dëshirën për me heshtë nji kangë.

Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

“Sikur ta dinin” nga Mensur Hallaxh

Çfarë bote është kjo?
Teksa të dëshirojnë ty,
Ngriten aq lartë
Sa dhe në qiell të kërkojnë!

Shihi seç kanë shtangur shikimet
Në ty
Mu pranë syve të tyre,
Nuk shohin, nuk shohin, të verbër janë…

U mundova të duroja,
Por, si mundet zemra
Të durojë
Pa zemrën e vet?

Qofshim mu pranë njëri tjetrit
Po dhe nëqofshim larg e larg,
Shpirti im dhe i joti
Janë të shkrirë në njëri tjetrin.

Unë jam ti,
Ti,
Qenia ime,
Fundi i gjithë dëshirave të mia…

Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

Vetë më joshe

Vetë më joshe kupën plot ta shtrëngojë
Posa u deha, më the që ta lëshojë.
Sytë të ujitur, zemrën ndezur flakë,
Era jote fryu, si pluhur më flut’roi.

Hafiz Shirazi
Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

Imazhi i Zotnisë Sate

Imazhi i Zotnisë Sate, m’asht
I skalitun në sytë e mi,
E s’ka vend me pa tjetër, pos Teje.
Çdogja tjetër mbetet si udhëtari që zbrapset
Prej karavansarajit të mbushur deng.

Rahim
Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

Kështu, o Hafiz

Kështu, o Hafiz*,
Kanga jote e ambël
Edhe shembulli yt i devotshëm,
Na udhëzofshin,
Teksa takohen gotat n’tringëllimë,
N’tempullin e Krijuesit tonë.

Johann Wolfgang von Goethe
Shqipëroi: © Pupëza
*Fjala për poetin persian Hafiz Shirazi

Uncategorized

Ymrin na e kanë shkurtue

Ymrin na e kanë shkurtue
Po na shtrydhin porsi rrush,
Bytyn kalbi na u coptue,
Me vner shpirti u mbush.
Me bukë pa bukë po rrojnë fakirat,
Pa opinga, zbathë e zhveshë;
Vetë janë mbulue me gjithë të mirat,
Si katilët rrinë tue qeshë.

Zenel Bastari (Tiranë, shek. XVIII) 

Uncategorized

Asht nji tokë

Asht nji tokë ku as mëdyshja as vuejtja vend s’kanë:
E ku as tmerr të vdekjes ma s’ka.
Atje drujt jan` të mbushun me behar pranvere,
Edhe aroma e fjalëve “Ai asht Unë” kundërmon në erë.
Atje, bleta e zemrës asht e zhytun thellë, thellë, në nektar,
E nuk do asnji knaqsi tjetër.

Kabir (shek. XV)
Shqipëroi: © Pupëza 

Uncategorized

Kurr’ nuk m’panë sytë
Llambë qi shëndrit
ma mrekullueshëm
Se llamba e heshtjes.

Nuredin Abdurahman Xhami
Shqipëroi: © Pupëza