Uncategorized

0, si nuk kam nji grusht të fortë
t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,
ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët –
n’agoni të përdihet si vigan i vramë.

Migjeni (1911 – 1938)
Piktura: Sadik Kaceli (1914 – 2000)

Uncategorized

SI TË MENDOJ PËR XHENETE nga Mevlana Xhelaledin Rumi

I dashur, e si të mendoj për xhenete,
kur fytyrën Tënde e kam pranë?

E si pra, i dashur, të kërkoj dritë
kur digjem nga zjarri yt i dashurisë?

Thuhet që në gjumë kalitet mendja,
po ashikut, çfarë i duhet mendja, vallë?

Mevlana Xhelaledin Rumi
Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

ANI QË BRYMA BJEN
nga Ryokan

Ani që bryma bjen
nat’ për nat’ –
s’ka dert!
Prap zhbahet në dîllin e nadjes.

Ani që bora bjen,
mot për mot –
s’ka dert!
Dit’ e pranverës krejt e shkrijnë.

Ama, bani e ranë njiherë
n’kryet t’njerit,
bijnë edhe palohen
palë-palë –

Atëherë dita e pranverës
vjen e shkon,
e as bryma as bora,
nuk shkojnë kurkund.

Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

Zemrës teme ‘tana format ju kanë dhanë

Zemrës teme ‘tana format ju kanë dhanë:
Kullosë për gazela edhe manastir për murgjit e krishterë asht ba,
Edhe tempull për idhujtari edhe Qabe për Haxhi,
Edhe pllaka’ Teurati edhe qitap i Kur’anit.
Un’ ndjeki fenë e Dashnisë: e rrugën që merr karavani i Dashnisë,
Ajo rrugë, feja e besimi jem asht.

Muhidin ibn Arabi
Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

NJI PËRRALLË
nga Imer Topanica

Lindi papritun buzë kroit
Lule e rrallë
Tanaherat kur i ulesha pran
E kundrojsha me admirim

Erdh vera e thatë dhe e thau kroin
E thatësia, thau lulen

Unë nuk i shkova ma për vizitë

Andërrojsha me u ba krue

Uncategorized

MESNATË
nga Walt Whitman

Tash asht koha, o shpirt, për flut’rimin tand të lirshëm në botën e pafjalë,
Larg librash, larg artit, tash! Tash kur dita e punt’ e saj jan’ fshi,
Tash parakalon ti, e plotë, e heshtun, sytë katër,
Tek thellohesh n’gjana që t’i don loqka e shpirtit.
Natë, gjumë, edhe yje.

Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

Edhe kur sytë e mi s’e shohin dot

Edhe kur sytë e mi s’e shohin dot,
Mundem, bile të mendoj për të,
Dhe me aq, të jem i lumtur.

Për kasollen e fukarasë,
S’ka llambë më të mirë
Se drita e Hënës.

Amir Khusro

Uncategorized

Krejt jeta jonë

Krejt jeta jonë
Asht veç nji frymë
Në praninë
E të Dashurit.

Ebu Said (shek. X)
Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

Të lartët nga shpirti

Të lartët nga shpirti – kështu kam dëgjuar –
As zemër armiqsh të thyejnë s’dinë;
Ndaj kulmesh ti vallë si ke për të shkuar,
Kur grindesh me miqtë si maca me minë?

Sadiu – Gjylistani (Trëndafilishtja)
Shqipëroi: © Vexhi Buharaja

Uncategorized

Bylbyl dertin a m’kallzon

Bylbyl dertin a m’kallzon,
A thu po kân a po knon,
Gjith pej qille po flitron,
A thu po kân a po knon?

Drandofilit ân për ân,
Rethem reth po bon sejran,
Sikur hona me dervan,
A thu po kân a po knon?

Hilmi Abdulmaliqi (Rahovec, shek. XIX)