Kërko durim
të barabartë
me pasionin.
Vetëm durimi,
tempullin nuk ndërton dot.
Vetëm pasioni,
rrënon muret e tij.
Shqipëroi: © Pupëza

Kërko durim
të barabartë
me pasionin.
Vetëm durimi,
tempullin nuk ndërton dot.
Vetëm pasioni,
rrënon muret e tij.
Shqipëroi: © Pupëza
Rrëfente: “Një shikim nga Sulejmani plot urtësi
Me Mëshirë nga Mëshirploti, më dha krejt çfarë di.
Me tërë pasurinë e botës s’do mund ta blija –
Dhuratë m’u dha, tek këmb`e Sulejmanit tek rrija!
Feridudin Atar (shek. XII)
Shqipëroi: © Pupëza
Unë shatërvan, Ti uji im
Rrjedh prej Teje për tek Ti.
Unë sy, Ti drita ime,
prej Teje, të shikoj Ty.
As e majta as e djathta ime s’je,
Porse, këmb` e duar më je.
Unë udhëtar, Ti rruga ime,
Prej Teje, për tek Ti jam nisur.
Në anglisht: Murat Jagan
Shqipëroi: © Pupëza
Kush e ngrehu këtë jetë
Zot i Math e i Vërtetë,
Me Madhëri të Tij Vetë
Dashuria, dashuria.
Si bëri dhenë dhe qjellë
Pa i vuri hën’ e djellë,
Shumë farësh që ka mbjellë
Dashuria, dashuria.
Kush bëri yjtë dhe renë?
Shtiu shinë njomi dhenë?
Nxorri mbi të gjithë ç’qenë
Dashuria, dashuria.
Baba Meleq Shemberdhenji
(Skrapar, shek. XIX)
Ai i dashuri më dehu, qysh në kohën e fillimit,
Nga kjo shquhem qysh nga sytë, që i dehuri jam unë,
Kjo ësht` dehj`e fronit` Zotit, nuk ësht` dehj`e njerëzimit,
S’jam i dehur i përkohshëm, të përhershme e kam unë.
Nesimi (shek. XIV)
Shqipëroi: Baba Rexhep
Eja, t’bâhemi miq bile nji herë,
T’ia bâjmë jetën kollaj njâni-tjetrit,
Të dojm’ e të na dojnë,
Se kjo botë kurkujt s’ka me i mbét.
Junus Emre (shek. XIII)
Shqipëroi: © Pupëza
N’daç rr’xoje xhaminë,
N’daç cilindo tempull,
Çfar’ të duesh ban.
Sall nj’at zemër njeri rueje mirë;
Se aty, diku në nji qoshe,
vet Zoti banon.
Bulleh Shah
Kjo zemr’e marr’e mbytur në mjerime
Pa prerë vuan e lëshon rënkime:
Kur më dha Zoti verë dashurie,
Ma mbushi kupën gjak prej zemrës sime.
Omar Kajam – Rubairat
Shqipëroi: Fan S. Nol
Litarn` e dashurisë mos e këput dot,
Ngase po e këpute me pahir ti sot,
Shumë vështirë them se nesër do ngjitet –
Po dhe në u ngjit, nyjën s’i heq as në mot.
Abdurrahim Khanekhana (shek. XVI)
Shqipëroi: © Pupëza