Uncategorized

O njeri,
Njih stinët – lëro tokën,
Njih shirat – mbjell farën.

Bawa Muhaijaddin
Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

Poezia

Jeta ime qe poezia
Që do kisha thurrur;
Porse nuk munda
Edhe të jetoj,
E në të njejtën kohë
Ta hedh në fjalë.

Shqipëroi: © Pupëza
Piktura: Marionetat, John Singer Sargent

Uncategorized

Thotë trëndafili: “Jam Jusufi prej Misiri,
Buzën kam të artë, edhe shpirt prej xhevahiri.”
“Në qofsh Jusuf i bukur, një shenjë biles më jep!”
“S’i sheh fustanellën të shqyer këtij fakiri?”

Omar Kajam – Rubairat
Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

Për dashuri s’do vuash dënim të lehtë
E të shpëtosh ti sall me një plagë a dy,
Me vetullat si harqe në balln` e zbehtë,
Shigjetar i prerë vuri nishan në ty.

Sarmad Shahid – Rubairat
Në anglisht: Sjeda Sajidain Hamid
Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

KARVANËT E PADUKSHËM

Ahengu i dashurisë thërret
Por fyelli nuk po shihet.

Serhoshët kanë dalë sokaqeve,
Por vera nuk po shihet.

Qindra karvanë
Kanë kaluar
Këndejpari –

Por mos u çudit
Nëse gjurmët e tyre
Nuk shihen gjëkund.

Muhamed Shirin Magribi (shek. XIV)
Në anglisht: David dhe Sabrineh Fideler
Shqipëroi: © Pupëza
Fotografia: Gerry Pacher 

Uncategorized

Ç’më shihke të metën që tjetri na ka
Pa parë më parë ti tënden si tra.

Ti turpet e botës o trim mos zbulo
Lër turpet e botës, por tuat shiko.

Saadi Shirazi – Bostani (Pemishtja)
Shqipëroi: Vexhi Buharaja
Piktura: M. C. Escher, Autoportret.

Uncategorized

Njeri

Njeri, margaritari i Krijesës,
Q’u shove nga torturat e Jetesës,
Pi Kupën e harrimit e të prehjes,
Shkulu nga pellgu i frikës dhe shpresës.

Omar Kajam – Rubairat
Shqipëroi: Fan Noli
Fotografia: Hendro Alramy

Uncategorized

O mik, perdja hedhur syve tu, është kjo vetja jote;
Tjetër gjembë as therrë në rrugë, s’ka pos vetja jote.
Thoje: ‘Do takojë, vallë, të Dashurin ndonjëherë?’
Po ç’mund të hyjë mes Tij dhe teje, pos kjo vetja jote!

Auhadudin Kermani
Shqipëroi: ©

Uncategorized

Gjer në fund të rrugës sate vrapoj, vrapoj,
Lotët çurg më rrjedhin faqes pastroj, pastroj,
Takimin me Ty pa durim kërkoj, kërkoj,
Shpirtin bëj fli kur emrin Tënd këndoj, këndoj.

Nizamudin Eulia (shek. XIII)
Shqipëroi: © Pupëza