Uncategorized

QYSH ME E HARRUE
nga Lalan

Qysh muj me e harrue atë
Kur zemrën teme e shtrova
Para kambëve të tij?
Ajo bukuri sytë m’i magjeps
Kahdo që rrotullohem
Rrethëmrreth.

Edhe pse te tan ‘i zi’ i thonë,
Ai i zi s’asht.
Ai asht shkëlqim i hanës,
Han` e zezë,
E çfarëdo hane tjetër
As që i vjen afër.

Piktura: Dielli dhe hëna, M. C. Escher
Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

O Saki, pa mbushe kupën përplot gjak e jo verë –
E po nuk pate gjak të pasur zemre, ja timin merr.

Feridudin Attar
Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

Urtësia më thotë se jam një hiç,
Dashuria – që e gjitha jam unë.
E në mes të dyjash rrjedh jeta ime.

Nisargadatta Maharaxh
Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

Tue shikju hanën

Tue shikju hanën,
Në mesnatë,
Vetmuem, mu në mes të qilles,
Njofta veten, tansisht,
Asnji pikë mângut s’lash.

Izumi Shikibu (shek. X)
Piktura: Hana dhe gjumi, Simeon Solomon
Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

Tan natën imazhin tand mbaj në gji,
E kur drit` e agimit ja mrrinë,
Prej shtratit tem ngrihet
Duhmë arome lulesh.

Tahir Baba Hamadani (shek. XI)
Piktura: Mohsen Keiany
Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

Kërmilli

O kërmill,
Ngjit malin Fuxhi,
Por ngadalë,
Dalëngadalë!

Kobajashi Issa (shek. XVIII)
Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

Ah, ti më je e vetmja gjë që shikoj,
Drita jote e vetmja gjë që pasoj.
Çdokush gjen prehje kur bie në gjumë,
E gjumi nga syt` e mi larg flut’roi.

Rubairat – Hafiz Shirazi (shek. XIV)
Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

U BËRA UJË

U bëra ujë
pashë veten
një vegim

U bëra det
pashë veten
flluskë shkume

Mu dhanë sy
pashë çdogjë
veç harresë

U zgjova
pashë veten
qesh në gjumë.

Binavi Badakhshani (XIII shek.)
Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

Cullufet e tua – lulet e zymbylit,
Je vet’ bukuria e kopshtit ku ke hy.
Pra, ka hak bilbili të shikonj’ me sy,
Ta lër trëndafilin, të këndonj’ për ty.

Sulejman Naibi (Berat, shek. XVIII)