Uncategorized

Ti e msove trëndafilë
Të çelet, të lulëzohet,
Të qeshnj’e të zbukurohet,
Ta përvëlonjë bilbilë,
E ta bënjë të pëlcasë,
Një fjalë të mos i flasë;
Dhe nga kjo t’i vinjë mirë,
Të zbukurohet më shumë,
E të mos ketë mëshirë,
Po ta lerë edhe pa gjumë.

Naim Frashëri

Foto: Dorota Miklaszewska
Uncategorized

Njëmend erth behari
Mjeri unë hallëshumi,
S’u ndashë kurrë së qari
Dertet e mia si kumi.

Nezim Frakulla (1680 – 1760)

Uncategorized

NËSE MA ÇEL DERËN
nga Sharafudin Maneri

Nëse ma çel derën, më ke mysafirin tand:
E nëse jo, prapë më ke robin tand të kthyem mbrapa!
S’duhet të bahem merak se a më çel derën a jo:
Qyshdo t’bahet, puna jeme asht, me kân
Me mend e zemër gjithnji tek Ti!

Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

NUK JAM VETËM
Nga Gabriela Mistral

Nata, e shkretë,
Qysh nga malet gjer në det.
Por unë, që të përkund ty,
Nuk jam vetëm!

Qielli, i shkretë
Kur hëna bie në det.
Por unë, që të mbaj ty,
Nuk jam vetëm!

Tërë bota, e shkretë,
Çdo gjë tretur në pikëllim.
Por unë, që të mbaj në përqafim,
Nuk jam vetëm!

Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

Tirana jonë si mësoi
fort e zuni insiqari
kush e hypi e teproi
nuk pat frikë nga Xhebbari.

Po pate pare je njeri
tjetërsoj të zë bulluri
fukarenjtë i kanë bezdi
veç kërbaç kallankusuri.

Zenel Bastari, Tiranë

Uncategorized

Njeriu qenka thelb’ i Gjithësisë,
Dhe drit` e syrit t’madh të Perëndisë:
Qarku i Qenies qënka si Unazë
Me vul xhevair’ i Njerëzisë!

Omar Kajam – Rubairat
Shqipëroi: Fan Noli

Uncategorized

Jo, mos i bjer shkelm të voglës,
Posa të madhen rrugës ndesh!
Kur të duhet një gjilpërë,
Nga sopata ç’dobi do kesh?

Rahim Khankhana
Shqipëroi: Pupëza

Uncategorized

Prej kah gjithë kjo nguti?
Kudo të shkosh,
Sonte
Do shohësh
Të njejtën hanë!

Izumi Shikibu
Piktura: Hana e plotë teksa barin e lëmon era – Utagawa Hiroshige
Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

Ta kisha pasë shtrojën e qëndisun të qîllnave,
Shkruem me dukat e argjend të ndritun,
Me të kaltrën e të zbehtën e t’errtën
Pelhurë të natës e dritës e gjysmë dritës,
I kisha shtrue ‘tana nën kambët tua:
Ama unë, fakir, veç andrra kam, kurgja tjetër;
E i kam shtrue ato nën kambët tua;
Ngadal’ tek e lshon hapin, se, mbi andrrat e mia je tuj’ shkel.

William Butler Yeats
Shqipëroi: © Pupëza

Uncategorized

“Nuk mund të mësosh nga dikush,
Të cilit nuk i beson.”

Idris Shah
Shqipëroi: © Pupëza