Ti e msove trëndafilë
Të çelet, të lulëzohet,
Të qeshnj’e të zbukurohet,
Ta përvëlonjë bilbilë,
E ta bënjë të pëlcasë,
Një fjalë të mos i flasë;
Dhe nga kjo t’i vinjë mirë,
Të zbukurohet më shumë,
E të mos ketë mëshirë,
Po ta lerë edhe pa gjumë.
Naim Frashëri
