Uncategorized

“Sikur ta dinin” nga Mensur Hallaxh

Çfarë bote është kjo?
Teksa të dëshirojnë ty,
Ngriten aq lartë
Sa dhe në qiell të kërkojnë!

Shihi seç kanë shtangur shikimet
Në ty
Mu pranë syve të tyre,
Nuk shohin, nuk shohin, të verbër janë…

U mundova të duroja,
Por, si mundet zemra
Të durojë
Pa zemrën e vet?

Qofshim mu pranë njëri tjetrit
Po dhe nëqofshim larg e larg,
Shpirti im dhe i joti
Janë të shkrirë në njëri tjetrin.

Unë jam ti,
Ti,
Qenia ime,
Fundi i gjithë dëshirave të mia…

Shqipëroi: © Pupëza

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *