Sa kam dashtun që të flut`rojë tutje nj’ai zog i vocërr,
Që ja thoshte kangës tanë ditën e lume pranë dritares sime;
Kam rreh shuplaka me e tutë me e largue,
S’mujsha ma! gati m’lujten mend prej kresë.
Faji paska pas kenë në mue,
Notat s’paskan pas kenë të çakordueme.
Po, njimend paska diçka dallash
Në dëshirën për me heshtë nji kangë.
Shqipëroi: © Pupëza
