Kush e ngrehu këtë jetë
Zot i Math e i Vërtetë,
Me Madhëri të Tij Vetë
Dashuria, dashuria.
Si bëri dhenë dhe qjellë
Pa i vuri hën’ e djellë,
Shumë farësh që ka mbjellë
Dashuria, dashuria.
Kush bëri yjtë dhe renë?
Shtiu shinë njomi dhenë?
Nxorri mbi të gjithë ç’qenë
Dashuria, dashuria.
Baba Meleq Shemberdhenji
(Skrapar, shek. XIX)
