Ani që bryma bjen
nat’ për nat’ –
s’ka dert!
Prap zhbahet në dîllin e nadjes.
Ani që bora bjen,
mot për mot –
s’ka dert!
Dit’ e pranverës krejt e shkrijnë.
Ama, bani e ranë njiherë
n’kryet t’njerit,
bijnë edhe palohen
palë-palë –
Atëherë dita e pranverës
vjen e shkon,
e as bryma as bora,
nuk shkojnë kurkund.
Shqipëroi: © Pupëza
