Ymrin na e kanë shkurtue
Po na shtrydhin porsi rrush,
Bytyn kalbi na u coptue,
Me vner shpirti u mbush.
Me bukë pa bukë po rrojnë fakirat,
Pa opinga, zbathë e zhveshë;
Vetë janë mbulue me gjithë të mirat,
Si katilët rrinë tue qeshë.
Zenel Bastari (Tiranë, shek. XVIII)
